Çka thotë kryeministri Mustafa për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 26 vjetorit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ka urue Kancelaren Federale Gjermane, Angela Merkel dhe popullin gjerman.

Tue i përcjell urimet e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Mustafa, ka theksue randësinë që ka për Kosovën, rajonin, Europën dhe tanë botën demokratike, rania e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë.

“3 Tetori 1990 shënon fillimin e fundit të sistemit komunist në Europë dhe ma gjanë. Rania e Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, u banë simbol i Europës së bashkueme dhe fitores përfundimtare të demokracisë perendimore mbi sistemin utopik e shkatërrues komunist, që kishte okupue vendet e lindjes”, shkruen kryeministri Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka thanë se këto zhvillime kishin ndikim të drejtpërdrejt inspirues edhe te populli i Kosovës, i cili në atë periudhë kishte intensifikue rezistencën e gjithanshme për çlirim, demokratizim dhe krijim të shtetit të pamvarun.