Çka thotë kryeministrja serbe lidhun me debatin për çashtjen e Kosovës?

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, e ka konsiderue si vendim të randëishëm nisjen e nji dialogu të mbrendshëm në shtetin serb, lidhun me çashtjen e Kosovës.

Ajo ka thanë se dialogu vetëm ka nisë, tue e vlerësue si të guximshëm hapin e presidentit serb, Aleskandar Vucic.

“Unë mendoj se dialogu vetëm ka fillue, edhe pse ka shumë njerëz që thojnë se nuk duen të marrin pjesë. Mendoj se randësi ka qëndrimi në përgjethsi pro dialogut”, tha Brnabic, transmeton lajmi.net

“Asht guxim dhe përgjegjësi e presidentit serb për nji debat të mbrendshëm. Asht mirë që debati ka fillue, dhe na si Serbi duhemi me dijtë se cilat janë interesat tona kombëtare”, shtoi ajo.