Çka thotë Kuçi për mesazhet e Nuland për demarkacionin!

Zavendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklarue se mesazhet rreth çashtjes së demarkacionit, të dhana nga zavendës-sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, janë të mira për qeverinë.

“Ato mesazhe do të merren seriozisht nga Qeveria”, ka thanë Kuçi.

Zavendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, tue prezentuue ministren e ardhshme të Drejtësisë, tha: “Na do ta shfrytëzojmë çdo mundësi me gjetë konsensusin për me procedue ma tutje marrëveshjen”.
Megjithatë, Kuçi nuk ka tregue ma shumë se kur mundet me ndodhë nji gja e tillë.