Çka thotë ky zyrtar i VV’s për PAN’n dhe LDK’n?

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje!, Ismajl Kurteshi, ka tregue qëndrimet e kësaj lëvizje në raport me dy koalicionet për formimin e qeverisë së re.

Në këtë intervistë dhanë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thanë se kjo lëvizje nuk ka me bashkëpunue me koalicionin PDK-AAK-Nisma dhe as nuk ka me iu nënshtrue kërkesave të LDK sa i përket krijimit të qeverisë së re.

Kurteshi ka thanë se LDK duhet me reflektue në raport me fuqinë politike që ka tash mbas zgjedhjeve të 11 Qershorit. Simbas tij, projektin e Lëvizjes Vetevendosje për qeverisje duhet me udhëheqë vetëm kandidati i këtij subjekti për kryeministër, Albin Kurti.