Çka thotë Lekaj për mundësinë që PAN t’i jep serbëve ndonji nga postet qeverisëse?

Mundësia që Listës Serbe me ju dhanë ndonjani nga postet udhëheqëse në vend, asht kundërshtue fuqishëm edhe nga koalicioni PAN, të cilët edhe pritet me ba formimin e Qeverisë së Kosovës.

Asht pikërisht kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili ka theksue se për nji kërkesë të tillë të serbëve për me marrë ndonjanin prej posteve: Kryeministrin, Kryeparlamentarin apo atë të Presidentit tashma asht dhanë përgjigja, e cila asht JO.

“Kërkesa e Listës Serbe asht shumë e egzagjerueme ,përgjigjen e kanë marrë edhe nga z.Haradinaj edhe nga z.Veseli”, ka thanë Lekaj.

Lekaj ka theksue se assesi nuk pranojnë kushtëzime.

“Nuk pranojmë kushtëzime, që don me thanë që kjo nuk mundet me ndodhë”, ka përfundue Lekaj.