Çka thotë Limaj për Projektligjin për Trepçën?

Në seancën plenare ku po diskutohen projektligji për Trepçën, Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka kërkue që të votohet projektligji i Trepçës në lexim të parë, por me kushtin që të merren parasysh vërejtjet e grupeve parlamentare.

“Ky asht nji projektligj që meriton ta pranojmë në mënyrë parimore, por përsëri kërkohet bashkëpunim, sepse Trepça nuk asht e nji qeverie me mandat, por asht pasuni e Kosovës. Prandaj, duhet të merren parasysh vëretjtet e çdo grupi parlamentar. Në leximin e dytë me pasë kohë të mjaftueshme që të përmisohen gabimet, ndryshimet që duhet. Kërkoj t’i japim parimisht mbështetjen këtij ligji ne lexim të parë.” tha Limaj.