Çka thotë Mikullovci për takimet LAA-VV!

Deputeti ma i vjetër në Kuvendin e Kosovës, që i takon Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci tue folë për seancën e radhës asht shpreh skeptik nëse Vetëvendosje dhe LDK munden me arritë nji marrëveshje mes tyne.

“Seanca thirret kur PAN’i t’i ketë numrat ose nëse bahet ndonji aleancë ndërmjet Vetëvendosjes edhe Lidhjes Demokratike, e qe nuk ma merr mendja që bahet”, tha Mikullovci për REL.

Nji bashkëpunim mes dy partive politikë asht përfol që nga përfundimi i zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Të dy partitë politike kanë zhvillue takime mes tyne por ende nuk asht arritë ndonji marrëveshje mes tyne.

LDK ma herët i kishte kërkue Vetëvendosjes me sqarue 70 dosjet e dërgueme kundër Isa Mustafës, sa ky i fundit kishte qenë kryetar i Prishtinës.

Por në VV kanë deklaru se dërgimi në Prokurori i landëve kundër qeverisjes komunale nga Isa Mustafa asht njana ndër punët ma te mira që Shpend Ahmeti ka ba në krye të komunës së Prishtinës.