Çka thotë Mimoza Kusari-Lila për koalicionin PAN?

Kryetarja e Alternativa-s, njiherit deputetja e ardhshme e Kuvendit të Republikës, Mimoza Kusari-Lila, e cilëson jokorrekte sjelljen e koalicionit PDK-AAK dhe Nisma kundrejt deklarimeve për “kontrabandimin” e deputetëve të LAA për mundësimin e formimit të qeverisë “Haradinaj”.

Kusari-Lila thotë se nuk asht as demokratike dhe as veprim i mençun politik të mbahet presioni me spekulime të vazhdueshme.

“Zgjedhjet qartë kanë tregue ulëset e secilit koalicion/subjekt. Nëse nuk arrihen marrëveshjet në nivel të subjekteve, sjellje shtetnore asht të deklarohen zyrtarisht që përkundër se kemi dalë të parët, nuk i kemi numrat për me formue Qeverinë, prandaj lshojmë udhë për subjektet tjera të arrijnë marrëveshje për me qeverisë”, ka thanë ajo për “Indeksonline”.