Çka thotë ministri i Mbrendshëm për pajisjen e pergjimit!

Ministri i Mbrendshëm, Saimir Tahiri, i ka hedh poshtë akuzat e opozitës lidhun me ekzistencën e nji pajisje përgjimi në Policinë e Shtetit.

Tahiri asht shpreh se policia nuk ka punue kurrë me pajisje të tilla.

“Policia e Shtetit nuk ka, nuk ka pas dhe as nuk i lejohet që të ketë në t’ardhmen nji pajisje përgjimi.

Në Policinë e Shtetit nuk ka asnji pajisje përgjimi. Ata që çirren për këtë do të marrin përgjigje shumë shpejt”, tha Tahiri në nji prononcim për mediat.

Tahiri theksoi se prokuroria ka tana mjetet ligjore për me hetue në lidhje me këto pretendime të opozitës.

Ai u shpreh i gatshëm për me dhanë shpjegime në Komisionin e Sigurisë.

“Policia asht në vijë të parë të sulmeve të tyne dhe unë këtë e kuptoj. Duen të intimidojnë Policinë e Shtetit, por nuk do ja arrijnë”, tha ai.