Çka thotë Muhamet Mustafa për takimin e Strasbourg’ut dhe rastin Dehari

Njani prej deputetëve të LDK’s që ka marrë pjesë në Mbledhjen e përbashkët me deputetët e Parlamentit Europian, Muhamet Mustafa ka kallxue se ishte miratue nji rekomandim ku kerkohej drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit.
Mustafa ka thanë se nji rekomandim i tillë mund të votohet edhe në Parlamentin e Kosovës që përgjegjësit për vdekjen e anëtarit të Vetëvendosjes me dalë para drejtësisë.

“Kjo kishte me ba edhe me rekomandimin rreth humbjes tragjike e të dhembshme të jetës së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. U votue nga krejt të pranishmit dhe në nji formulim të tillë që besoj se kishte me u votue edhe në Kuvendin e Kosovës, që i shpreh ngushëllime familjes e shokëve për humbjen e randë, që i fton organet kompetente me hetue dhe me zbardhë rrethanat dhe me vu para ligjit gjithë ata që mund të kenë ba vepra antiligjore.

 

Postimi i plotë i Muhamet Mustafës:

 

ÇFARE ISHTE TAKIMI NE STRASBURG

Një mbledhje e Komisionit (të përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian) për Stabilizim që u mbajt gjatë kësaj jave ( te mërkurën dhe të enjten) u prezentua me shumë mangësi në opinionin e Kosovës. Funksioni i këtij komisioni të përbashkët që u mbajt për herë të dytë pas takimit të parë në Prishtinë , në maj të këtij viti, është të përcjellë dhe nxitë zbatimin e MSA.

U tha se gjoja Parlamenti Evropian mori vendime ose dha rekomandime te caktuara. Kjo aspak nuk ishte vërtete. Pra ishte një Komision i përbashkët , ku 13 ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha , grupet parlamentare ( shumica kuptohet nga pozita) dhe 5-6 deputetë të Parlamentit Evropian. Eshtë me rëndësi se gjithë rekomandimet u aprovuan thuaja njëzëri ( me një abstenim) .

 

Kjo kishte të bëjë edhe me rekomandimin rreth humbjes tragjike e të dhembshme të jetës së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. U votua nga të gjithë të pranishmit dhe në një formulim të tillë që besoj se do të votohej edhe në Kuvendin e Kosovës, që i shpreh ngushëllime familjes e shokëve për humbjen e rëndë, që i fton organet kompetente të hetojnë dhe zbardhin rrethanat dhe të vejnë para ligjit gjithë ata që mund të kenë bërë vepra antiligjore.

 

Diku , diku kjo mbledhje u prezentua edhe si e përshkuar në tërësi me kritika ndaj qeverisë, edhe kjo është e njëanshme . Kritikat ishin të balancuara dhe kishin të bëjë edhe me sjelljet e opozitës e kishte gjithashtu edhe njohje të rezultateve dhe progresit në fusha përkatëse. Në zhurmën që bëhet me primesa të një lufte primitive politike dhe për protagonizëm shpesh opinioni po mbetet pa informatën e saktë.