Çka thotë Mustafa për ultimatumin e Pacollit?

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa, asht shprehe se i beson partnerëve të tij të koalicionit dhe besniknisë së tyne për mos me ju bashkue PAN’it në bamjen e institucioneve.

“Unë nuk e shoh si ultimatum dekleratën e tij, unë e shoh ma shumë si shprehje të mendimit në këtë situatë të ngathtësisë që institucionet të themelohen. Që ato të prolongohën njerëzit po japin ide, propozime, iniciativa të ndryshme, pra unë këtë e shoh si nji iniciativë ose propozim të z.Pacolli që institucionet duhen me u ba”, ka thanë Mustafa.