Çka thotë Natasa Kandic për arrestimin e Nehat Thaçit

Kryetarja e Iniciativës KOMRA, Natasa Kandic, i tha Radios Europa e Lirë se Serbia me arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës Jug, Nehat Thaçi, “asht futë në nji gjendje që nuk i takon as të kaluemes dhe as të ardhmes”.

Ajo e përshkroi veprimin e policisë serbe si “të pamenduem politikisht dhe juridikisht”.

Kandic tha se me veprimet, siç shta ai i arrestimit të drejtorit të Policisë së Kosovës, ”Serbia edhe drejtpërdrejt mund të rrezikojë krijimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, që dyshohet t’i kenë krye pjesëtarët e ish UCK’s”.

“Serbia asht thellue në nji gjendje që nuk asht as e kalueme dhe as ardhme. Vepra penale e terrorizmit ka qenë nji vepër e përdorun gjanësisht, me të cilën janë akuzue shqiptarët më 1996 dhe 1997 nga drejtësia serbe”.

“Kur kqyret se cila ka qenë baza dhe cilat janë dëshmitë për akuza të tilla, asht e qartë se bahej fjalë për akuza politike. Ajo që përshkruhej në ato akuza, thjeshtë nuk kishte me kalue asnji instancë të cilësdo qoftë ekspertizë juridike”, tha Kandic.