Çka thotë nënkryetari i AKR’s për Labinot Tahirin?

Deputeti i AKR, Labinot Tahiri, vazhdon ende të përflitet në media që asht nji nga deputetët e mundshëm që mundet me votue për kandidatin e koalicionit PAN për kryeparlamentar dhe kryeministër.

Por, para do dite, Tahiri ka ba të ditun që ai ka me votue ashtu si vendos AKR’ja.

Lidhun me këto raportime, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, njihërit edhe kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në nji prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thanë se a a ka me votue Tahiri pro PAN’it asht çashtje personale, por që simbas Bahtirit, qëndrimi i AKR asht që mos të votohet pro koalicionit PAN.

“Ju pyetni vetë Labinot Tahirin nëse ka me votue apo jo, asht qëndrim edhe personal dhe ashtu le te shkoj personal. Qëndrimi i partisë asht që mos të votohet, po nëse Labinot Tahiri e dëshiron të kundërtën, atëherë asht vepër personale e tij. Tash e sa kohe flitet për gjana të tilla dhe vetëm flitet”, asht shprehë Bahtiri.