Çka thotë NISMA për Kosovën për sulmin n’Kuvend!

Nisma për Kosovën, e ka denue fuqishëm sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Në reagimin e saj ndaj sulmit të mbramshëm mbi objektin e Kuvendit, Nisma tha se ky asht akt ndaj paqes, lirisë e demokracisë.

“Goditja e ndërtesës së Parlamentit të Kosovës asht goditje ndaj shtetit tonë”, thuhet në reagimin e Nismës.
Ma tej, kjo parti tha se “presim që organet e sigurisë me i kapë kryesit e këtij sulmi.”