Çka thotë për Fehmi e Xhevë Lladrovcin presidenti Thaçi

Në 18-vjetorin e ranies heroike të komandantit Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Lladrovci, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka përkujtue ata, tue i quejt frymëzim për bashkëluftarët.

Ai në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se Fehmiu e Xheva ishin të pandamë në realizimin e objektivave të tyne për pamvarësinë e vendit.

Lexoni postimin e plotë të Thaçit në Facebook:

 

Tetëmbëdhjetë vjet nga rënia heroike e komandantit Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi.

Si burim frymëzimi për të gjithë bashkëluftëtarët, ata ishin të pandarë në realizimin e objektivave jetësore, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Përmes sakrificës supreme, ëndrra e tyre u bë realitet. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre. HTH.

 

fehmiu-xheva