Çka thotë për gjenocidin në Kosovë kryeministri serb!

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ka reague mbas deklaratave të djeshme për dialogun Kosovë –Serbi, i cili nga autoritetet kosovare po thuhet se duhet me vazhdue mbasi të zbatohen marrëveshjet e arrituna me Beogradin.

Vucic ndërkaq ka thanë se Serbia asht e përcaktueme për bisedime dhe kompromise.

“Na jemi të përcaktuem për dialog, jemi të përcaktuem për kompromise të ndryshme, por kështu asht e pamundun. Disa herë kemi hesht rreth marrëzinave për gjenocidin, jo vetëm pse kemi dasht të ecim tutje në rrugën drejt BE’s, por edhe pse jemi të bindun që marrëdhaniet e mira me shqiptarët janë kusht për progresin e rajonit” ka thanë Vucic.