Çka thotë për komunitetet në Prishtinë Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratës për promovimin e dialogut ndërmjet komuniteteve në regjionin e Prishtinës, organizuem nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, misioni në Kosovë (OSBE), ku ishin të ftuem edhe përfaqësues të komuniteteve, zyrtarë komunal, përfaqësues të organizatave joqeveritare si dhe të ri nga komunitet e ndryshme.

Sipas njoftimit, kryetari Ahmeti e konsideroi këtë iniciativë si të randësishme dhe tha se asht detyrë e secilit që në komunën e vet me stimulue sa ma shumë aktivitete të përbashkëta dhe po ashtu zgjidhjen e problemeve.

Ai tregoi se i ka bërë ftesë disa here komunave tjera që në tregun e prodhimeve vendore të ketë shitës nga të gjitha komunat, e veçanërisht fermerët e Graçanicës të kenë mundësi të shesin në tregun e Prishtinës, sepse integrimi i vërtetë i komuniteteve ndodh kur ka interes të përbashkët”, njofton komuna.

Ahmeti ka theksue se nuk mjafton toleranca mes komuniteteve, por duhet me pasë pranueshmëni, respekt të dyanshëm, jo diskriminim, e as privilegjeve të njianshme por barazi qytetare dhe funksionim të përbashkët.

Në fund, ai u zotua në emër të Komunës së Prishtinës për të bashkëpunuar me të gjitha komunat e tjer a në mënyrë që të përmirësohet funksionimi ndërmjet komuniteteve në regjionin e Prishtinës”.