Çka thotë policia për Seselj nese hyn n’Kosovë!

Seselj

Mbas paralajmërimeve se Seselj do të vijë sot në Mitrovicën e Veriut për të mbajt fjalim në kuadër të nji tubimi parazgjedhor, Policia thotë se ka nji urdhën-arrest dhe asht e vendosun me zbatue atë.

Zavendës Drejtori rajonal i Veriut në Policinë e Kosovës, Besim Hoti, tha sot për KALLXO.com se në pikat kufitare me Serbinë, kreut të radikalëve serbë Vojislav Seselj nuk do t’i lejohet hymja.

“Na kemi nji urdhën i cili ja ndalon hymjen në Kosovë. Ai urdhën do të zbatohet nga zyrtarët policorë pergjegjës për pikat kufitare”, thotë Hoti.

Ai nuk ka përjashtue mundësinë që Seselj të hyjë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Por në këtë rast, simbas Hotit, ai do ta kryente nji vepër tjetër penale dhe pjesëtarët e rendit do të duhet të intervenojnë simbas ligjit.

Seselj asht lirue para dy javëve nga akuzat për krime lufte në Kroaci dhe Bosnjë të ngrituna nga prokuroria e Tribunali të Hagës për Krime të Luftës në ish- Jugosllavi.