Çka thotë presidenti amerikan për kontrollimin e armëve!

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thanë se terrorizmi ka me u ndalë mbrenda dhe jashtë SHBA’ve, derisa ka vlerësue se politika amerikane e ka ba shumë të lehtë që njerëz me çrregullime të blejnë armë zjarri të fuqishme.

Obama i ka ba këto komente më 16 Qershor n’Orlando të Floridas, mbasi asht takue me persona që i mbijetuen sulmit në nji lokal nate për homoseksualë dhe familjarët e 49 viktimave.

Sulmuesi Omar Mateen, kishte deklarue besnikri për grupin militant, Shteti Islamik, derisa e kryente sulmin më 11 Qershor.

Sulmi, ku asht përdor armë gjysëautomatike, ka rikthye thirrjet publike për ligje që kontrollojnë shitjen e armëve.

Obama ka thanë se amerikanë duhet “me shfrytëzu rastin dhe me miratue ligjin për kontrollimin e armëve”.

Ai ka thanë se derisa ushtria dhe shërbimet e inteligjencës kanë me i luftue grupet ekstremiste, qeveria nuk mund të kap çdo “person të çmendun”.

“Fatkeqësisht politika jonë e ka ba shumë të lehtë për nji terrorist apo thjeshtë nji person me çrregullime…që me blejë armë jashtëzakonisht të fuqishme, dhe se ata mund ta bajnë këtë në mënyrë ligjore”, ka thanë Obama.