Çka thotë Presidenti për takimin e liderëve politikë me komisionerin e BE

President Hashim Thaçi, përshëndeti takimin e sotem të përbashkët të liderëve politikë në Kosovë, me ftese të komisionerit të BE’s, Johnnes Hahn, i cili po qëndron për vizitë në vend.

Tue e komentue këtë takim, Presidenti tha se dialogu partiak asht qenësor për funksionim e demokratik të institucioneve dhe stabilitetit politik, të cilat simbas tij janë të domosdoshme për zhvillim ekonomik dhe integrime europiane.

E mirëpres dhe përshëndes takimin e përbashkët të liderëve të partive politike parlamentare të mbajtur sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Dua të ritheksoj se dialogu ndërpartiak është qenësor për funksionimin demokratik të institucioneve dhe për stabilitetin politik në vend.
Ndërkaq, funksionimi demokratik i institucioneve dhe stabiliteti politik janë kushte të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe për jetësimin e vizionit tonë euroatlantik”, shkruejti Thaçi në Facebook.