Çka thotë Presidenti Thaçi për raportet Kosovë-Turqi?

Presidenti Hashim Thaçi ka thanë se edhe Kosova, edhe Turqia vendimet e tyne i marrin në mënyrë të pamvarun pamvarësisht raporteve të mira që kanë mes vete. Në këtë mënyrë, Thaçi i asht përgjigjë nji asamblisti italian në Seminarin e NATO’s që po mbahet në Prishtinë lidhun me raportet Kosovë-Turqi.

“Kosova asht Kosovë dhe Turqia asht Turqi. Na jemi vend sovran, vendimet i marrim vet. Kemi raporte të mira bilaterale”, ka thanë Thaçi.

Seminari i NATO’s po i mban punimet për herë të parë në Prishtinë dhe po marrin pjesë dheta shtete që janë pjesë e aleancës ma të fuqishme ushtarake në botë.