Çka thotë Qeveria e Kosovës për vendimin e Serbisë për Trepçën?

Qeveria e Kosovës e konsideron vendimin e qeverisë së Serbisë për Ligjin për Trepçën, si të pakuptimtë dhe që s’ka efekte në zbatimin e ligjit.

Shefi i Kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, ka deklarue për lajmi.net se ky vendim i Qeverisë së Serbisë për anulimin e pasojave të Ligjit për Trepçën, asht i pakuptimtë.

“Ky asht nji vendim i pakuptimtë për institucionet në Kosovë mbasi Ligjin për Trepçën e kanë nxjerrë institucionet e Kosovës dhe ky asht nji ligj që asht i barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pamvarësisht se ku shtrihen ata, në jug, në veri apo perendim”, ka deklarue Havolli.

Ai ka shtue madje se, ky vendim, siç e quen ai, që nuk egiston, nuk ka me pasë asnji efekt në zbatimin e Ligjit.