Çka thotë Qeveria për sulmin ndaj RTK’s!

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka denue ashpër sulmin me mjet shpërthyes ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të kryem mbramë në rrethana ende të pasqarueme.

Simbas qeverisë, ky sulm asht kry ndaj fjalës së lirë dhe ndaj krejt mediave në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës fton organet kompetente shtetnore që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe nxitësit e këtij akti të shëmtuem.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, i ban thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyne publik të mos etiketojnë, sulmojnë dhe linçojnë mediat publike dhe private, në funksion të respektimit dhe të mbrojtjes së fjalës së lirë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.