Çka thotë Ramiz Kelmendi për koalicionin LDK-PDK?

Ramiz Kelmendi ka mbetë i befasuem me pritjen qe i asht ba në qeveri mbas emnimit si zavendëskryeministër.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, thotë se ka raport miqësor me krejt anëtaret e kabinetit Mustafa.

Kelmendi në nji prononcim për ‘Indeksonline’, ka thanë se angazhimi i tij asht unifikues.

“Gjithnji kam qenë i mbështetun në tana veprimet e mia në të tana partitë. Politika imë asht unifikuese. Nevojitet mbështetje e dy palëve qe me pasë ecje përpara”, ka thanë Kelmendi.

Ai thotë se ka me qenë unifikues i koalicionit PDK- LDK dhe ka me avancue koalicionin qeverisës.