Çka thotë Ramiz Kelmendi për postin e zavendëskryeministrit?

ramiz kelmendi

Lëshimi i postit të zavendëskryeministrit nga Kujtim Shala (LDK), doket që ka riaktualizue dëshirën e biznismenit Ramiz Kelmendi që të marrë postin për të cilin kishte dhanë dorëheqje mbs 15 vjet qëndrimi në AAK, dhe aderimit në Partinë Demokratike të Kosovës, nga e cila doli mbas dy viteve si rezultat i mos realizimit të premtimit të këtij posti nga ish-kryetari i PDK’s, Hashim Thaçi.

Deputeti tash i pamvarun dhe biznismeni i njohun (pronar i rrjetit ELKOS dhe supermarketeve ETC në Kosovë, Maqedoni, Shqipni dhe Mal të Zi), Ramiz Kelmendi në nji prononcim për KosovaPress, tha se po folet që ai të bahet zavendëskryeministër, por që ende nuk ka marrë ndonji ofertë konkrete. Ai ka shtue se nëse kishte me marrë, kishte me pranue me shumë dëshirë, mbasi që nga posti i zavendëskryeministritkishte me realizue edhe synimin e tij që të ndihmojë në zhvillimin ekonomik.

“ Po, po folet, mirëpo ende nuk kam marrë nji ofertë konkrete, por sigurisht asht e pëlqyeshme nga ana ime, sepse qëllimi im asht që gjithmonë me kontribu në zhvillim ekonomik, dhe mundësia ma e mirë asht si zavendëskryeministër për të realizue qëllimet e mia”, tha Kelmendi për KosovaPress.