Çka thotë Ramush Haradinaj për Demarkacionin dhe Asociacionin

Kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj, ju ka ba thirrje liderave shtetnorë të mos i rrezikojnë Kosovën dhe liberalizimin e vizave tue insistue me ratifikue marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka përsërit se kjo marrëveshje cenon territorin e Kosovës, prandaj duhet me u korrigjue sa ma shpejt.

N’intervistën dhanë gazetës “Epoka e re”, Haradinaj ka paralajmërue se partia e tij ka me organizue protestë në ditën kur Kuvendi do ta vë në rend dite për ratifikim demarkacionin.

Ai ka ba me dije se AAK nuk do t’ju kthehet punimeve të rregullta të Kuvendit, por do të jetë e pranishme vetëm në seancat solemne dhe në seancën kur do të tentohet me u votue demarkacioni.

Haradinaj ka thanë se qeveria aktuale asht fatkeqësi për Kosovën.
“I bajmë thirrje koalicionit qeverisës të mos e thellojë krizën por të heqë dorë nga dy marrëveshjet e damshme, demarkacionin dhe asociacionin. Kufini me Malin e Zi duhet të jetë në Çakorr dhe Kullë”, ka thanë Haradinaj.