Çka thotë Ramush Haradinaj për Gjykatën Speciale

haradinaj

Në gjysën e parë të vitit të ardhshëm pritet me qenë gjithçka gati për të fillue punën Gjykata Speciale.

Kjo gjykatë pritet të merret me krimet e supozueme të kryeeme gjatë luftës në Kosovë. Ndërsa, David Schëendiman asht vendosë në krye të Prokurorisë Speciale, ku edhe pritet që akuzat e para të bahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Në nji prononcim për Indeksonline lideri i partisë Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksue se Kosova ka kalue nëpër shumë gjyqe ndërkombëtare dhe se kjo e fundit asht e tepërt.

“Kosova ka kalue tre herë gjyqësinë ndërkombëtare. Unë mendoj se asht e pandershme për Kosovën me pasë përsëri nji gjyqësi të tillë. Asht aspak e hijshme për Kosovën krahasue me Serbinë, të cilës i janë besue gjykatat vendore, ndërsa te na vazhdon të ndodhë e kundërta”, ka thanë Haradinaj.

Simbas tij asht e panevojshme që për të katërtën herë të vendoset nga nji gjykatë ndërkombëtare për vendin tonë.

“Prandaj na e kemi kundërshtue me votë dhe kemi kërkue që kjo gjykatë të jetë e vendosun në Kosovë me gjykatës dhe prokurorë të huej, por të jetë në Kosovë që qytetarët dhe vendi në përgjithësi të mos biejn pre e spekulimeve mbasi ka nevojë që të ketë nji qartësim për atë që asht raportue nëpërmjet raportit të Dick Martit”, ka shtue Haradinaj.