Çka thotë Rrustem Mustafa për riformatimin e Qeverisë?

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi, thotë se koalicioni i madh PDK-LDK nuk asht tue i përmbushë pritjet e tij dhe të të tjerëve.

Në nji intervistë për “Epokën e re”, Remi theksoi se koalicioni qeverisës ka mbetë në nji vend dhe nuk po ka zhvillim në asnji segment.

Remi tha se për të dalë nga situata aktuale politike, koalicioni qeverisës duhet t’i nënshtrohet nji formatimi të thellë, tue potencue se në kuadër të këtij riformatimi, PDK’ja të marrë rol ma të fuqishëm në Qeveri.

Ai nuk e ka përjashtue mundësinë që në këto ndryshime të ndërrohet edhe kryeministri.

Remi asht shprehë kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, mbasi simbas tij, kishin me sjellë të njajtën skenë politike.