Çka thotë Rufki Suma për komandantët milioner!

Kreu i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, për dallim nga kryekomunarët e tjerë, doket të jetë ma i varfni në Kosovë.

Nuk posedon kerr personal si dhe njihet si kursimtari ma i madh i buxhetit të komunës që ai drejton.

Ai në nji intervistë për Gazetën Fjala thotë se rroga që ai merr si kryetar komune asht e mjaftueshme për me mbajt familjen.

Madje Suma asht kritik edhe për komandantët të cilët që nga mbaslufta janë ba milionerët e rijë të Kosovës.
“Çdo pasunim i paligjshëm duhet me u denue. Po të kemi institucione te mirëfillta shtetnore dhe po te punohet drejt dhe pa anime politike dhe po te respektohet si duhet ligji me siguri se nuk do te kishim milioner te nji klase politike te cilët para disa vitesh mesi kanë sigurue ekzistencën familjare”, thotë Suma për Gazetën Fjala.

E nga komuna që Suma udhëheq viteve të kalueme shumë të rijë i janë bashkue organizatës terroriste ISIS.