Çka thotë serbi që dha urdhnin për vrasjen e Enver Hadrit (video)

Në nji intervistë për median serbe “Kurir.rs” Bozidar Spasic i denuem si urdhëndhanësi për vrasjen e Enver Hadrit, ka thanë se Hadri ishte agjent, mirëpo ai nuk e ka njoft asnjiherë personalisht, transmeton në shqip Gazeta Express.

Bozidar Spasic, nji ish-oficer i zbulimit në Sigurinë e Shtetit, i dënuem si urdhëndhanësi për vrasjen e Enver Hadrit ka thanë se nuk ka marrë asnji ftesë për ndonji gjykim.

“Këtu me siguri kemi të bajmë me nji akuzë private të çikës së tij Teutës, akuzë kjo që po qëndron në gjykatën belge e për të cilën unë nuk di asgja, ndërsa vet lajmi se unë jam dënue thjesht më ka befasue dhe mundem me thanë se asht plasue vetëm që të plasohet – ka thanë Spasic ekskluzivisht për Kurir, nga shtëpia e tij.

Spasic ka thanë se në vitin 2008 në Beograd, policia e Brukselit e vizitoi në lidhje me rastin e Hadrit, por ata e dinin se në atë kohë ato ishin vetëm spekulime. Spasic, në deklaratën për median serbe, ka konfirmue se vetëm nji herë kishte ndigjuae për këtë rast, dhe mandej i thanë se nuk kishte prova kundër tij.

Ai gjithashtu përmendi edhe Andrija Draskovicin dhe Vesko Vukotic, vrasësit e Enver Hadrit.

“Kurrë në jetë nuk e kam pa Andrija Draskovicin, ngjarjet rreth tij unë i kam pa vetëm nëpër gazeta, mirëpo Vukoticin e takova nji herë shumë kohë ma parë, në vitin 1992”, ka thanë Spasic.

“Kur asht fjala për Hadrin, ai ishte nji agjent i UDB’s, por unë kurrë nuk e kam njoft”, ka thanë Spasic, transmeton Gazeta Express.