Çka thotë shefi i CIA’s për ISIS’n

ciaaa

Shefi i CIA’s, John Brennan, ka thanë se grupi i Shtetit Islamik asht nji fenomen që “do të na sfidojë” për nji kohë të gjatë.

Këto komente ai i bani gjatë shenimit të 5-vjetorit të vrasjes së liderit të al-Qaedas, Osama Bin Laden.

Brennan tha për televizionin NBC se eliminimi i kreut të ISIS do të kishte “ndikim të madh” në mposhtjen e grupit ekstremist islamik.

Shteti Islamik udhëhiqet nga Abu Bakr al-Baghdadi, vendndodhja e të cilit asht e panjohun.

“Ai asht i randësishëm, dhe na do ta shkatërrojmë ISIS, nuk kam dyshim për këtë”, ka thanë Brennan, tue shtue se duhet largu udhëheqësinë që e drejton këtë organizatë që po kryen krime të tmerrshme.

Forcat speciale amerikane e vranë Bin Ladenin më 2 Maj të vitit 2011 në Pakistan.

“Na e kemi shkatërrue nji pjesë të al-Qaedas, por ajo nuk asht eliminu plotësisht”, ka thanë ai.

“Kështu që, na duhet të mbetemi të fokusuem n’ato që mund të bajë ky grup”.