Çka thotë shefi i grupit parlamentar të LDK’s, Ismet Beqiri për zgjedhjet?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se qeveria asht stabile dhe se po ban punë të mirë.

Beqiri, në nji prononcim për Radion Europa e Lirë ka thanë se LDK nuk ka informata për deklaratat e kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli për zgjedhje.

“Së pari, nuk kam dëshirë m’i interpretue deklaratat. E dyta, ishte dasht me qenë të informuem, po të ishte ashtu, siç po interpretohet, jo vetëm unë, por LDK’ja, sepse na kemi nji koalicion qeverisës. Kjo qeveri nuk asht e nji partie politike, por asht e nji koalicioni”, ka thanë ai.

“Sa u përket zgjedhjeve, te partitë politike serioze, gjithmonë, njëi ditë duhet me u ulë për të bisedue edhe për proces zgjedhor, qoftë pak para se të vijë koha ose edhe pak ma herët. Por, në këtë rast, nuk kisha me paragjukue dhe unë mendoj që shpeshherë deklaratat tona nxjerren nga konteksti”, ka thanë Beqiri.