Çka thotë Thaçi për studentët dhe pedagogët e demonstratës së vitit 1997!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes statusit në Facebook ka folë për ditën që sot shenon 19- vjetorin e protestave të studentëve.

 

Thaçi ka thanë se studentët e Universitetit të Prishtinës treguen vendosmëninë dhe guximin për të drejtat e tyne në atë kohë.

 

“Studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në demonstratën e 1 Tetorit 1997 shenuan nji faqe të ndritun të historisë së rezistencës së Kosovës drejtë lirisë dhe pamvarësisë”, ka shkrue Thaçi.

 

Ky asht statusi i plotë:

 

Para nëntëmbëdhjetë vitesh, studentët e Universitetit të Prishtinës treguan vendosmërinë dhe guximin për të drejtat e tyre për të studiuar në objektet universitare. Ata, përkundër masave represive që ndërmori policia serbe dhe çdo përpjekjeje politike për t’i “kontrolluar”, demonstruan paqësisht vullnetin për arsimim, liri dhe demokraci.

 

Studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në demonstratën e një tetorit 1997 shënuan një faqe të ndritur të historisë së rezistencës së Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. HTH