Çka thotë Veseli për Gjykatën Speciale?

I pari i Kuvendit të Kosovës, njiherit edhe kryetar i PDK’s, Kadri Veseli, në nji intervistë për Epoken e re ka thanë se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë i paevitueshëm.

“Nëse më pyesni rreth dilemave se a asht dasht me egzistue Gjykata Speciale, them se asnjiherë në Kosovë nuk ka qenë dasht me egzistue nji gjykatë e tillë. Ajo çfarë asht dasht me ndodhë dhe me egzistue si gjykatë asht dasht me u ba për shtetin serb që ka krye me qindra masakra, për të cilat ende nuk ka dhanë përgjigje. Por, në rrethanat e krijueme, me pretendimet e ngrituna, tashma të njohuna, duhet të vendosej që në rend të parë të ishte shteti i Kosovës, perspektiva e tij, interesat strategjike të tij dhe jo fatet individuale. Ky asht akti ma patriotik që mundet me ba nji individ: besnikninë ndaj shtetit dhe atdheut me vnue mbi çdo interes e besnikni tjetër. Në këtë drejtim, ndër ma meritorët, janë vetë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thanë Veseli.