Çka thotë Veseli për reformën zgjedhore?

Kryeparlamentari Kadri Veseli përmes nji statusi në Facebook ka ba të ditun se sot janë mbushë 7 vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të para të lira në Kosovë, mbas shpalljes së pamvarësisë.

Ai ka shkrue se nga ajo periudhë e deri tash, institucionet e Kosovës kanë shkue tue u forcue gjithnji e ma shumë.

Veseli gjithashtu ka potencue se asht e nevojshme që të angazhohen për kryemjen sa ma të shpejtë të procesit gjithëpërfshimës e transparent të reformës zgjedhore.

Ky asht postimi i tij i plotë:

Sot mbushen 7 vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të para të lira dhe të ndershme në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë. Në këtë periudhë institucionet tona kanë ardhur duke u forcuar gjithnjë e më shumë. Tanimë demokracia jonë ka hyrë në një fazë të re të konsolidimit dhe unë besoj se duhet të përmirësojmë sistemin tonë elektoral, në mënyrë që t’i përgjigjet sa më mirë kërkesave të kohës. Prandaj, është bërë e nevojshme që të angazhohemi të gjithë për ta kryer sa më shpejtë një proces gjithëpërfshirës e transparent të reformës zgjedhore. KV.