Çka thotë Vetëvendosje për deklaratën e Kurtit lidhun me luftën?

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti para pak ditësh ka paralajmërue se çashtja e Demarkacionit mund të sjellë sërish luftë në Kosovë mbrenda 5 viteve.

“Kufini asht çashtje e ndamjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falë. Në atë tokë asht derdhë gjak dhe na s’kemi gjak për të falë. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”, ka theksue Kurti.

Simbas Lëvizjes Vetëvendosje, deklarata e Kurtit për luftën asht mjaft e kuptueshme, por se simbas tyne duhet të lexohet siç duhet dhe pa tendenca keqinterpretuese.

“Thanë të drejtën, deklarata e zotit Kurti për luftën asht mjaft e kuptueshme, porse duhet të lexohet siç duhet dhe pa tendenca keqinterpretuese. Kurti ka konstatue diçka, e cila u tha në nji artikull të ‘Washington Post’ me 8 Shtator. Aty thuhej që territori dhe kufini i kontestuem sjellë luftë të re, dhe të njajtën Albini e tha me 10 Shtator, dy ditë ma vonë, por u egzagjerue tue u keqinterpretue nga dashakeqët dhe shërbyesit e regjimit. Albini nuk tha se pritet që gjithsesi të ketë luftë, por konstatoi se nëse nuk ndryshon diçka në 4-5 vitet e ardhshme, nji gja e tillë mund të ngjajë”, thuhet në nji përgjigje për Indeksonline nga zyra emediave e VV’s.

Gjithashtu, simbas tyne Kurti, sikur edhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk e shohin luftën zgjidhje, por për bindjen e tyne, ka raste kur lufta asht e pashmangshme.

“Kështu mendonte edhe Ukshin Hoti. Dhe mu si ai, edhe ne besojmë se nji popull që nuk i tutet luftës mund të jetë vetëm i marrë, por prapë sikur ai, themi që friga e luftës kurrë njiherë, asnji popull, nuk e ka pengue të luftojë për idealet e veta. Asht mençuri që përpjekjet tona të sendërtohen pa gjakderdhje, dhe na po angazhohemi për këtë, prandaj po bajmë thirrje që qeveria të jetë e kujdesshme dhe të mos e sjellë popullin në atë gjendje”, asht theksue nga lëvizja Vetëvendosje, transmeton Indeksonline.