Çka thotë Vjosa Osmani për Kadri Veselin!

vjosaosmani

Vjosa Osmani nuk e hedh poshtë mundësinë që mbas konfirmimit të Kadri Veselit në krye të PDK’s, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Nji situatë e tillë, simbas saj, nuk do të jetë e favorshme për LDK’n.

Deputetja e LDK’s, Vjosa Osmani, thotë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) edhe në të kaluemen asht deshmu se nuk i respekton marrëveshjet.

Prandaj, simbas saj, mbas zgjedhjes së Hashim Thaçit president dhe mbasi që Kadri Veseli të konfirmohet kryetar i partisë më të madhe në vend, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Këto komente deputetja Osmani i ka ba gjatë nji interviste për gazetën “Zëri”