Çka thotë Vucic për takimin e Nishit me Edi Ramen!

Zhvillimi ekonomik dhe investimet në rajon do të jetë tema diskutimi në mes kryeministrit të Shqipnisë Edi Rama dhe atij të Serbisë Aleksandar Vucic në muejin Tetor në Nish të Serbisë.

Vucic ka theksue se janë vetëm spekulime fjalët rreth asaj se në Nish të mbahet nji seancë e perbashkët e qeverive të Serbisë dhe Shqipnisë.

Ai ka thanë se asht shumë e rëndësishme që Serbia dhe Shqinia po punojnë së bashku në projekte ekonomike që do të lidhin të dy vendet dhe të dy popujt në të cilat projekte do të jenë përfituesit ma të medhaj qytetarët.

“Serbia asht e gatshme për bashkëpunim”, ka theksue Vucic.

“Në këtë takim nuk do të jenë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por përfaqësues politikë kosovarë të nji rangu ma t’ulët”, ka thanë Vucic për ‘Politika’.

Ai ka shtue gjithashtu se në këtë takim do të shkojnë biznismen për shkak se qellimi i këtij takimi asht forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe që të ketë sa ma shumë kompani shqiptare që bajnë tregti me ato të Serbisë.