Çka thotë Xhavit Haliti për AAK e Nismën!

xhavit-haliti

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka ba me dije se kjo parti nuk ka arsye ta refuzojë asnji subjekt politik për bashkëpunim mbas zgjedhjeve të ardhshme.

Ai ka tregu se për interesa të vendit, PDK asht e gatshme të bashkëpunojë me secilën parti politike.
Në nji intervistë për “Epokën e re”, Haliti e ka vlerësu pozitive gatishmëninë e AAK’s dhe të Nismës për të qenë të hapuna edhe me PDK’n mbas zgjedhjeve, tue thanë se këto subjekte politike njihen mirë dhe nuk kanë asgja për të mshef.

Simbas tij, tash për tash PDK asht në koalicion me LDK’n që po funksionon mirë.

Haliti ka thanë se në momentin që mund të ketë mospajtime funksionale në mes të koalicionit, atëherë duhet të zhvillohen takime edhe me partitë e tjera për t’i tejkalu problemet.