Çka thotë Zafir Berisha për vdekjen e Deharit?

zafirberishaaa

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thanë se vdekjen tragjike të aktivistit të VV, Astrit Dehari, e cila nga kryeprokurori i Prizrenit po cilësohet si vdekje e dyshimtë e ban edhe ma të dhimbshme këtë tragjedi të radhës që po ndodhë në shoqninë tonë.

“Vdekjet në burg në këtë kohë, pavarësisht në çfarë rrethane ka ndodhë s’ka se si mos të na kujtoi kohët e kaluara kur rinia shqiptare persekutohej deri në vdekje nga regjimi. Familjes Dehari dhe miqve të Astritit ngushëllime nga shpirti për këtë humbje të madhe”, ka shkrue ai në Facebook.