Çka thotë Zyra e Bashkimit Europian për arrestimin e Nehat Thaçit?

Bashkimi Evropian nuk ka me ndërhy për lirimin e drejtorit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, i arrestuem javë ma parë nga autoritetet serbe, nën akuzat për “Terrorizëm”.

Kuvendi i Kosovës javën që shkoi përmes nji rezolute të miratueme kërkoi nga BE’ja që me ndërhy për lirimin e Thaçit, por zyrtarët e Bashkimit Europian theksojnë se ata janë tue e vëzhgue nga afër procesin ndaj tij, por nuk i komentojnë proceset gjyqësore.

“BE’ja si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes mekanizmave të saj detyrues të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë që të lirohet Nehat Thaçi”, thuhej në pikën e parë të rezolutës së miratueme nga Kuvendi.

Por, në nji përgjigje për gazetën “Zëri” , Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë thotë se pamvarësia e gjyqësorit pa asnji interferim politik asht ajo për çka angazhohet BE’ja, tue lanë të kuptohet se nuk ka me pasë ndërhymje politike në këtë proces.

“Bashkimi Europian asht tue e përcjellë nga afër procesin gjyqësor lidhun me arrestimin e Nehat Thaçit, mirëpo, si nji rregull e përgjithshme, BE’ja asnjiherë nuk komenton për proceset, të cilat janë në zhvillim.