Çka thuhet në raportin e OKB’s për Kosovën?

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkueme ka me u diskutue për raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkueme, Ban Ki-moon, për zhvillimet në Kosovë.

Gjatë periudhës raportuese, prej 16 Korrikut e deri më 25 Tetor të këtij viti, “tensionet politike ishin të përqendrueme rreth mospajtimit për propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe miratimin e legjislacionit të ri për kompleksin e minierave dhe atë industrial, Trepça”, thuhet në raport, tue shpjegue se çashtja e Trepçës “ka krijue tension publik shtesë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, derisa implementimi i marrëveshjeve të arrituna mbrenda kornizës së dialogut të lehtësuem nga Bashkimi Europian, ka vazhdue me nji ritëm të ngadalshëm”.

Ma tutje, në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB’s, të publikuem në Internet, përshkruhen protestat kundër marrëveshjes për Demarkacion dhe arrestimet e disa pjesëtarëve të lëvizjes Vetëvendosje.

Më raport përshkruhet edhe rasti i datës 30 Gusht, kur ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, e shoqnueme nga kryetari i komunës Mitrovica Jugore, e kishin inspektue punën ndërtimore në urën kryesore në Mitrovicë e mandej kishin kalue në pjesën veriore, ku ministrja e kishte vizitue nji kafe.

Atë natë, kjo kafe ishte përfshi nga zjarri nga persona të panjohun, me ç’rast ka pasë dame të randësishme materiale, raporton Rel.