Çka thuhet saktësisht në raportin e autopsisë së Deharit

Raporti i Autopsisë: Astrit Dehari asht vetvra, nuk kishte marrë barna dhe droga

Komisioni mjekësor që ka pregaditë raportin e obduksionit për vdekjen e Astrit Deharit ka konstatue se ai ka ba vetvrasje.

Në raport thuhet se, “vdekja e tash të ndjerit Astrit Dehari ka ardhë si pasojë e asfiksisë mekanike nga mbyllja (bllokimi) i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga mjeti me konsistencë valide (të fortë)” dhe se kjo asht vetshkaktue nga tashma i ndjeri.

“Damtimet e përshkrueme në pikën 1 dhe 2 me besueshmëni janë damtime të vetshkaktueme “hezituese”, të cilat kanë qenë të shoqnueme me gjakderdhje të jashtme, por të cilat nuk kanë çue në shok hemorragjik”, thuhet në raport.

“Analizat toksikologjike të kryme deri tash, si gjatë autopsisë ashtu edhe mbas asaj, rezultojnë negative për barna dhe droga”, sqaron raporti.