Clinton dhe Sanders përballen në këto 3 shtete

clinton-sanders

Bernie Sanders do të përpiqet të zvogëlojë epërsinë e Hillary Clintonit në garën për nominimin e Partisë Demokratike për president të Shteteve të Bashkueme.

Zgjedhjet paraprake mbahen të Shtunën në tre shtete: Washington, Hawaii dhe Alaska.

Sanders mbetet nji ndjekës i vendosun, edhe pse Clinton ka 1,691 nga 2,383 delegatët e nevojshëm për të fitu.

Ai vazhdon të tërheqë dheta-mija njerëz në tubimet e tij dhe të Premten ka ba thirrje për “revolucion politik”.

Clinton ka thanë se ka “2.6 milionë vota ma shumë se Sanders”.

Votimet e së Shtunës janë vetëm për nominimin demokratik.

Washingtoni ka çmimin ma të madh me 101 delegatë, Hawaii kanë 25 dhe Alaska 16.

Te Partia Republikane favorit asht miliarderi Donald Trump.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 Nandor.