Clinton dhe Trump fitojnë n’Arizonë

Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump kanë fitu zgjedhjet paraprake n’Arizonë të Shteteve të Bashkueme.

Numri i delegatëve që fiton secili kandidat në zgjedhjet paraprake percakton se kush prej tyne do të garojë në zgjedhjet presidenciale të Nandorit në SHBA.

BBC raporton se çashtja kryesore në fushatën parazgjedhore n’Arizonë ka qenë migrimi.

Sondazhet kanë tregu se mesazhet anti-migrim të Trumpit janë pranu mirë te votuesit konservatorë në Arzionë, ku numri i popullsisë latino-amerikane asht në rritje.

Clinton, ndërkaq, ka vazhdu suksesin n’Arizonë tue josh votuesit e pakicave.

Analistët thonë se me fitoret n’Arizonë – për shkak të madhësisë së shtetit – Trump dhe Clinton mund të ballancojnë humbjet diku tjetër.