Clinton e bindun për fitore, qe çka thotë për Trump!

hillary clinton

Hillary Clinton asht shpreh e bindun që do ka me mbajtë ngjyrat e partisë demokrate në presidencialet amerikane në Nandor, gjatë nji interviste në të cilën ajo vlerësoi gjithashtu se Donald Trump nuk asht kompetent për me drejtue SHBA’n.

“Do të jem kandidate e partisë sime”, tha ajo në nji intervistë për kanalin “CNN”, ndërkohë që në garë po qendron edhe rivali i saj Bernie Sanders.

“Kam marrë tre milionë vota ma shumë se sa ai, kam nji avantazh të pakalueshëm në numër delegatësh”, theksoi ajo, tue kujtue se ajo vetë ishte përkul përballë senatorit Barack Obama në Qershor të 2008’tës.

Në këtë intervistë, ajo sulmoi gjithashtu fuqishëm kundërshtarin e saj të mundshëm republikan, Donald Trump, tue pohue se nuk ka kompetencat e nevojshme për me marrë presidencën.