Clinton e fiton edhe Puerto Ricon, shumë afër nominimit!

Hillary Clinton e ka fitue garën zgjedhore edhe në territorin amerikan të Puerto Ricos, tue ju afrue kështu ma shumë marrjes së nominimit të demokratëve për me u ba kandidate për Presidente e Partisë Demokratike Amerikane.

Clinton, e cila ishte tue ba fushatë në shtetin federal të Californisë, mbasi u ba e ditun se e fitoj edhe territorin e sipërpërmendun, ka shkrue në rrjetin social, Twitter tue e falenderue popullatën në shtetin ishull që i dhanë fitore kundër rivalit të saj, Senatorit, Berni Sanders.

Clinton tash me 2300 delegatë i mungojnë vetëm edhe pak delagatë për me sigurue nominimin.

Nji fitore në procesin preliminar zgjedhor në shtetin e Californisë, ish Zoja e Parë dhe Sekretarja e Shtetit, do të siguronte mjaftueshëm delegatë për me sigurue edhe zyrtarisht nominimin, mbas së cilit do të fillonte edhe zyrtarisht me u përball kundër kandidatit republikan, Donald Trump.

Sondazhet tregojnë nji garë të ngushtë në mes të Clinton dhe Sanders.

Ky i fundit asht zotue se do të mbetet në garë edhe nëse Clinton do i siguronte 2383 delegatët e nevojshëm për nominim.