Clinton e Trump i pajton liderja e tyne favorite e cila vjen nga Europa!

Kandidatja presidenciale demokrate në Shtetet e Bashkueme, Hillary Clinton, e ka veçue kancelaren gjermane, Angela Merkel, kur asht pyet se kush asht lider favorit i saj në botë.

“Me pëlqejnë shumë liderë botnorë, por njana nga favoritet e mia asht Angela Merkel”, tha Hillary Clinton, gjatë fushatës së saj në Chicago, dhe ka shtue se mendon se ajo “asht nji lidere e jashtëzakonshme dhe e fuqishme gjatë kohëve të vështira në Europë, që ka implikime të dukshme për pjesën tjetër të botës, e veçanërisht në vendin tonë”.

“Lidershipi i saj dhe qendrueshmënia në krizën e euros dhe trimnia e saj në ballafaqim me krizën e refugjatëve, asht diçka që ma impresionon”, tha Hillary Clinton.

Donad Trump, kandidati republikan për president amerikan në zgjedhjet e 8 Nandorit, vazhdimisht e ka kritikue kancelaren Merkel, për politikat e saj liberale të migrantëve.

Por, mbramë ai e ndryshoi qendrimin e tij ndaj saj, i pyetun se kush asht lideri i tij favorit botnor, shkruen Rel.

“Mendoj se Merkel asht me të vërtetë lidere e madhe botnore”, i tha Trump rrjetit, New England Cable News, megjithatë theksoi se vazhdon me qenë “i dëshpëruem” me politikat e saj të migrimit.