Clinton, e zhgënjyeme nga zgjedhjet n’Amerikë, kallxon se çka don me ba

Hillary Clinton ka zbulue zhgënjimin që ka pësue mbas humbjes së zgjedhjeve kundër Donald Trump në paraqitjen e saj të parë publike qysh prej humbjes nji javë ma parë.

Kandidatja demokrate tha se kishte kërkuar që “me u rahatue me nji libër të mirë dhe mos me dalë ma nga shpia”.

Gjatë nji fjalimi në nji organizim bamirësie për fëmi ajo i kërkoi të pranishmëve të luftonin për vlerat amerikane dhe “mos me heq dorë.”

Zoja Clinton fitoi votën popullore, por u mujt nga kolegji zgjedhor, shumë i randësishëm në SHBA, shkruen “BBC”.

“Tash unë e pranoj seme ardhë këtu sonte nuk ishte gja e lehtë për mue,” tha ajo mbasi u nderue nga Fondi i Mbrojtjes së Fëmive ku u prit me duertrokitje.

Unë e di, shumë prej jush janë thellësisht të zhgënjyem për rezultatet e zgjedhjeve ….unë jam shumë shumë ma e zhgjënjyeme nga sa muj me shpreh……due me u rahatue me nji libër të mirë dhe mos me dal ma nga nga shpia” tha Clinton.

“E di që kjo nuk asht e lehtë. Unë e di se gjatë javës së kalueme shumë njerëz kanë pyetë veten nëse Amerika asht vendi që na menduem se ishte”, tha demoktratja.