Clinton fiton në Guam, ishullin që ka parashikue historikisht fituesin (video)

Hillary Clinton ka fitue me shumicë dërrmuese të votave në ishullin e vogël amerikan, Guam.

Me 32,071 vota të hedhuna në kuti, Clinton ka marrë 71.63% të votave.

Praktika në ma shumë se nandë herë në zgjedhjet e fundit presidenciale në Amerikë, ka tregue se fituesi i ishujve Guam del të jetë edhe fitues në krejt SHBA’në.

Koincidencë apo e vërtetë, mbetët të shihet deri në mëngjesin e nesërm.

 

 

 

clintoniiii